Dhunë në Meksikë-Katar, një tifoz plagoset me thikë

1 year ago 32
Reklamë
17:03 04/07/2023

Ndeshja e vlefshme për eventin e “Gold Cup 2023” midis Meksikës dhe Katarit u njollos nga dhuna.
Në tribunën ku qëndronin tifozët meksikanë pati përleshje, e për pasojë një prej tyre u plagos me thikë.
Përfaqësuesja meksikane e humbi sfidën që u luajt në Santa Klara të Kalifornisë, kundër organizatorëve të Kupës së Botës 2022.

Ndërsa takimi po zhvillohej, një grup tifozësh nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin. Një moment, një prej tyre nxori një thikë duke goditur kundërshtarin, e duke i shkaktuar dëmtime serioze në gjoks.

Ndërkohë që nuk munguan as ofendimet homofobike sa herë që portieri i Katarit kapte topin. Pavarësisht kësaj, arbitri kanadez i sfidës Dru Fisher vendosi që të mos ta ndalonte takimin.

Vetëm në Janar të këtij viti, FIFA i hoqi dënimin e Meksikës për të luajtur sfidat në shtëpi me dyer të mbyllura, pasi tifozët kryen sharje homofobike kundër Polonisë dhe Arabisë Saudite në Kupën e Botës në Katar 2022.

Por u vendos që Federata Meksikane të ishte nën vëzhgim në dy vitet e ardhshme.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article