Mbyllet pas tensioneve Komisioni i Edukimit. Problemet e brendshme të PD-së janë përciellë në tryezën e komisionit, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.
Demokrati Gazment Bardhi ka akuzuar Lulzim Bashën si zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Në takim nuk kanë munguar as skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, pasi kjo e fundit refuzoi t’i nënshtrohej kaosit sistematik në Kuvend dhe komisionet e tjera, të cilat për t’i mbijetuar tensioneve janë kthyer online.
Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Në pamundësi për të kontrolluar situatën, Açka ka ndërprerë mbledhjen.
Top Channel