Dhunimi i të moshuarit në Lezhë gjatë tentativës për grabitje, policia shoqëron 8 persona

1 year ago 13

Policia shoqëron 8 persona në lidhje me tentativën për të vjedhur në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë.

Shtetasi Nikoll Buja, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.

Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin Nikoll Buja, janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit.

79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article