Pensionet/ Ministri Malaj premton: Do rrisim bonusin e fundvitit! Indeksimi nuk ka të bëjë me skemën e pensioneve. Do krijojmë…

2 hours ago 24

Ministri i Financave Petrit Malaj, në një komunikim me pensionistët tha se po shikohet mundësia që pensionistëve t’ju rritet bonusi i fundvitit.

Malaj theksoi se indeksimi i pensioneve me 4.1 përqind nuk ka të bëjë me skemën e pensioneve, por me indeksim, pas rritjes së çmimeve. Sipas tij, po punohet për të krijuar një skemë të qëndrueshme pensionesh.

Ministri Petrit Malaj: Është privilegj për mua të jem para pensionistëve, përpara një brezi që ka dhënë kontribut të çmuar për ta bërë vendin më të begatë. Siç kemi adresuar çështjen e rritjes së pagave, ka ardhur koha të adresojmë çështjen e rritjes së pensioneve. Jemi ngarkuar që të gjejmë një zgjidhje për pensionet. Po shikojmë mundësinë për rritjen të bonusit të fundvitit.

Ky bonus është një mënyrë për të lehtësuar sadopak barrën financiare të përditshme që keni dhe synon të ndihmojë më shumë ata që kanë më tepër nevojë. Ne duam të krijojmë një skemë pensioni të qëndrueshme. Indeksimi ka të bëjë me rritjen e çmimeve, nuk ka të bëjë me skemën e pensioneve që po shqyrtojmë. Qeveria është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article