Diferenca e frikshme e pikëve të Messit me Haalandin në garën për Topin e Artë – zbulohen votat e gjithë kandidatëve

11 months ago 20

Lionel Messi fitoi Topin e tij të 8-të të Artë dhe cili mund të jetë i fundit, duke lënë pas sulmuesin e Manchester City-t, Erling Haaland dhe ish-bashkëlojtarin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Por, sa ishte diferenca e pikëve mes tyre?

Messi dhe Haaland ishin dy pretendentët kryesorë, dhe ishte fituesi i Kupës së Botës kundër fituesit të tripletës, por votuesit favorizuan njeriun që e kishte fituar shtatë herë më parë.

Sipas Diario AS, çmimi votohet nga një gazetar i secili nga 100 vendet më të mira në renditjen e FIFA-s dhe secili lejohet të votojë pesë të parët në bazë të kritereve të dhëna.

Votat për çmimin 2023 janë lëshuar dhe sipas AlbicelesteTalk dhe Fabrizio Romanos, Messi mundi Haaland me 105 pikë diferencë për të pastruar të gjitha dyshimet se ishte një garë e ngushtë.

Sulmuesi i Inter Miamit kishte 462 pikë, ndërsa sulmuesi norvegjez 357 pikë. Pas tyre ishte Kylian Mbappe që doli i treti me 270 pikë.

🚨 Full Ballon d’Or voting points (T10)

🇦🇷 Leo Messi – 462 points
🇳🇴 Haaland – 357 points
🇫🇷 Mbappe – 270 points
🇧🇪 De Bruyne – 100 points
🇪🇸 Rodri – 57 points
🇧🇷 Vinicius – 49 points
🇦🇷 Alvarez – 28 points
🇳🇬 Osimhen – 24 points
🇵🇹 Bernardo Silva – 20 points
🇭🇷 Modric – 19…

— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) November 3, 2023

Kevin De Bruyne me 100 pikë dhe mesfushori spanjoll Rodri me 57 pikë ishin pjesa tjetër e pesëshes së parë, ndërsa Victor Osimhen kishte 24 pikë në vendin e tetë, si nigeriani i parë në top 10.

Në pozitat tjera brenda dhjetëshes u renditen Vinicius Jr me 49 pikë i gjashti, Julian Alvarez i shtati me 28 pikë, Bernardo Silva i nënti me 20 pikë dhe Luka Modric i dhjeti me 19 pikë. /Telegrafi/

🏆 Leo Messi won the Ballon d’Or over Erling Haaland by 105 points.

🇦🇷 Leo Messi – 462 points
🇳🇴 Erling Haaland – 357 points

…here full list of votes country by country! 🌍🗳️

🇿🇦 South Africa: Messi
🇦🇱 Albania: Messi
🇩🇿 Algeria: Haaland
🇩🇪 Germany: Messi
🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 England: Messi
🇸🇦… pic.twitter.com/IeXwbESkIQ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 4, 2023

Read Entire Article