Dy lokale që ndodheshin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë përfshirë nga flakët këtë të premte.
Zjarri ka nisur rreth orës 07:15 të mëngjesit në ambientet e lokalit dhe është përhapur në disa objekte përreth.
“Sot, në ora 07:15, kemi pranuar informatë se është duke u ndezur zjarr në një lokal. Ekipet e zjarrfikjes dhe shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte shpërthyer në një lokal dhe kishte përfshi objektet ndihmëse përreth tij. Kishte filluar të ndizej edhe një pjesë e objektit të Dekanatit të Mjekësisë”, njofton policia në deklaratë.
Forcat zjarrfikëse neutralizuan flakët, që lanë pas dëme të shumta materiale. Ende nuk idhet se çfarë e shkaktoi zjarrin, ndërkohë që ka nisur hetimi për ngjarjen.
Top Channel