Digjet stalla në Shkodër, flakët shkrumbojnë 22 krerë derra

2 hours ago 24

Flakët e zjarrit shkrumbuan një stallë në fshatin Vukatanë të njësisë administrative Gur i Zi në Shkodër.

Zjarri në pak minuta shkrumboi çdo gjë, rreth 22 krerë derra, bazën ushqimore dhe një automjet të parkuar aty pranë. Pronari Angjelin Gjoni tregon se mundi i 22 vite u dogj në pak minuta, ndërsa dyshon që zjarri të ketë ardhur nga shkëndija elektrike.

Megjithë ndihmën e dhënë nga fqinjët dhe ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës, ka qenë e pamundur të shpëtohej diçka nga kjo stallë. Fatmirësisht u shmang përhapja e flakëve në banesën e familjes Gjoni që ndodhet aty pranë. /vizionplus.tv

Read Entire Article