Kryeparlamentarja Spiropali pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku (Foto)

2 hours ago 17

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit sot në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, Kryetarja Spiropali i shprehu Shenjtërisë së tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes.

Ashtu si edhe për dashurinë e tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article