Hynë nga dera e pasme, vidhet një supermarket në Lezhë, autorët morën 3 mln lekë

2 hours ago 15

LEZHË

Vidhet një supermarket në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ku është vjedhur kasaforta e maketit. Mësohet se autorët janë larguar me një shumë të konsiderueshme prej 3 mln lekësh.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kanë qenë disa persona të cilët kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e marketit.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article