Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

5 months ago 6

Bayer Leverkuseni është ende i pamposhtur në Bundesliga pasi barazuan me rezultat 2-2 ndaj Stuttgartit falë golit nga Robert Andrich në sekondat e fundit të takimit, kështu që sezoni i pandalshëm për Xabi Alonson po vazhdon.

Alonso u bë një ndër emrat më të përmendur në botën e futbollit, pasi refuzoi ofertat nga dy ish-klubet e tij Bayern Munichu dhe Liverpooli, për të qëndruar tek Leverkuseni edhe për sezonin 2024/2025, ndërsa tifozët e Real Madridit e shohin atë si pasues të Carlo Ancelottit në stol.

Para kësaj, Alonso mund të transferojë njërin nga veteranët e Real Madridit tek Leverkuseni, me të cilin në fakt kishte luajtur në vitin 2014 kur atëherë fituan së bashku Ligën e Kampionëve.

Sipas një raportimi nga COPE, Bayer Leverkuseni ka shfaqur interesim konkret për mbrojtësin spanjoll Nacho Fernandez.

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve është ende një lojtar kyç për madrilenët përkundër faktit që është 34-vjeçar.

Lëndimet e David Alabas dhe Eder Militaos e kanë rritur rëndësinë e Nachos në ekip, teksa ai ka startuar nga minuta e parë në 15 ndeshje këtë sezon.

Leverkuseni është vënë në kërkim të një mbrojtësi të ri, sidomos duke marrë parasysh faktin që Jonathan Tah mund të transferohet tek Bayern Munich këtë verë.

Nachos në anën tjetër do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit aktual dhe ‘Aspirinat’ po e shohin si një mundësi perfekte për të shtuar eksperiencë në mesin e ekipit./Telegrafi/

Read Entire Article