Dinamo City, në dorë të Dajës/ Tekniku i njohur kthehet në “shtëpi” pas largimit nga Ballkani

2 weeks ago 48
Reklamë

Tek Dinamo shpresonin që Ilir Daja të merrte në dorë skuadrën që prej dy javësh, por kjo gjë nuk ndodhi, ndonëse rikthimi besohet se do të jetë sot.

Burime në klubin blu pohojnë për Abc News, se drejtuesit mendojnë se Daja do të dalë në fushë në seancën e parë stërvitore pas 13 vitesh.

Bisedimet mes palëve kanë nisur që në korrik, përpara nisjes së fazës përgatitore, veçse tekniku ka vendosur që të mos nxitohet.

Të njëjtat burime në klub pohojnë se Daja deshi të ndahej në mënyrë miqësore me Ballkanin e Suharekës në Kosovë, ku thuhet se kishte për të marrë edhe një shumë financiare sipas kontratës.

Ilir Daja shkëlqeu si trajner I Ballkanit, duke fituar tre herë titullin në Superligën e Kosovës, dhe një herë Kupën në vend, por sidomos duke arritur dy herë radhazi fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në 2022 dhe 2023.

Po ashtu, ai ka fituar tre tituj në Shqipëri, në 2006 me Elbasanin, në 2008 me Dinamon dhe në 2018 me Skënderbeun.
Në 2017, arriti suksesin e madh me korçarët duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Daja ka qenë trajner edhe tek Tirana, Flamurtari apo Partizani, përveçse tek Pogradeci dhe Besa e Kavajës.

Read Entire Article