Dinamo zyrtarizon Lorenco Vilën

1 year ago 28
Reklamë
23:58 16/08/2023

Blutë kanë bërë një tjetër goditje në merkato, marrin nga Teuta sulmuesin

Dinamo ka zyrtarizuar transferimin e Lorenco Vilës.

Blutë kanë arritur marrëveshjen me klubin e Teutës për blerjen e sulmuesit 24-vjeçar.

Vila do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas për tri sezonet e ardhshme.

Blerja e tij do të rrisë cilësinë në skuadrën e drejtuar nga trajneri Luixhi di Biaxho.

Akordi mes të dyja klubeve kap shifrën e 50 mijë eurove, ndërsa klubi durrsak zotëron edhe 25% të aksioneve.

Sulmuesi 24-vjeçar largohet nga Teuta pas 6 sezonesh. Në 152 takime të luajtura në Superiore, ai ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Ai është thirrur edhe nga kombëtarja kuqezi.

Ndërkohë blutë vazhdojnë fazën përgatitore në Itali.

Trajneri Di Biaxho është njohur më mirë me grupin e futbollistëve, falë edhe sfidave miqësore të luajtura.

Dinamo do ta nisë sezonin 2023-2024 me një sfidë të vështirë, ku më 26 Gusht do të përballet kundër Tiranës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article