Një incident ka ndodhur në ndërtesën e Gjykatës Supreme të New York-ut, ku një burrë ka ndezur qëllimisht një zjarr, duke dërguar kështu në evakuimin e gjykatës.
Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të ndërtesës ku po zhvillohet gjyqi civil i Donald Trump, i cili në momentin e përhapjes së zjarrit thuhet se nuk ishte në ndërtesë, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet nga mediat, nga incidenti kanë mbetur të lënduar 17 persona.
Sipas zëdhënësit të zyrës administrative të gjykatës, Al Baker, tre kate të gjykatës janë evakuuar, dhe burri i dyshuar për vënien e zjarrit është arrestuar.
Incidenti ka ndodhur disa orë pas përfundimit të dëshmisë në rastin e Donald Trump, por deri më tani nuk dihet nëse zjarri kishte lidhje me gjyqin.
Në mesin e të evakuuarve ishte edhe gjyqtari kryesues i çështjes së Donald Trump, Arthur Engoron. /Telegrafi/