Dita e ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës – luhet në Suharekë, Gjilan dhe Prizren

8 months ago 13

Sot (e premte) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshjet e javës së 20-të do të zhvillohen sot dhe të dielën, pasi e shtuna është ditë feste, shkaku i Pavarësisë së Kosovës.

Sot zhvillohen tri ndeshje, ku secila duket më interesant se tjetra, por më e forta do të luhej në Gjilan ndaj dy rivalëve të vjetër.

Gjilani është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial nga ora 13:00.

Lideri dhe kampioni në fuqi, Ballkani e pret Feronikelin ’74 në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, ndërsa Liria është nikoqire e Dritës në “Përparim Thaqi”.

Edhe këto dy ndeshje pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Read Entire Article