Djokoviç në çerekfinale, mundet Swiatek

1 year ago 23
Reklamë
11:35 04/09/2023

‘Us Open’, kampionia në fuqi e turneut eleminohet, kundërshtari i rradhës për serbin do të jetë amerikani Taylor Fritz

Novak Xhokoviç u kualifikua në çerekfinalet e turneut të US Open.

Numri 2 i botës mposhti kroatin Borna Gojo 6-2, 7-5, 6-4 dhe është një nga tetë më të mirët e turneut.

Kundërshtari i radhës do të jetë amerikani Taylor Fritz, i cili mundi 7-6, 6-4. , 6-4 zviceranin Dominik Striker.

Xhokoviç është një nga favoritët për të fituar turneun. Ai ka shansin që të shkojë në 24 Grand Slame të fituara, duke bërë historinë në tenis.

“Ndeshjet do të bëhen më të vështira në vazhdim! Mendoj se ka rëndësi për një vend të madh dhe të rëndësishëm në botën e tenisit, siç është Amerika, të ketë tre tenistë në çerekfinalet e një Grand Slami. Ky është një nga katër turnetë më të rëndësishëm të sportit!”

US Open nuk do të ketë në vazhdim kampionen në fuqi dhe numrin 1 të botës për femra, Iga Sviatek.

Polakja u mund nga Jelena Ostapenko, e cila fitoi 3-6, 6-3, 6-1.

Në çerekfinale, letonezja tashmë do të përballet me amerikanen Koko Gof.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article