Djokoviç shkon në raundin e tretë

1 year ago 34
Reklamë
15:23 06/07/2023

Tenisti serb mundi australianin Thompson 3-0 me sete, duke marrë një tjetër fitore në Wimbledon

Novak Djokoviç mori fitoren e tij të 350 në një Grand Slam, pasi mposhti australianin Jordan Thompson të Australisë në Uimbëlldon.

Tenisti serb nuk e pati të thjeshtë kundër rivalit të tij, por në fund triumfoi me rezultatin 6-3 7-6(4) 7-5 dhe kaloi në raundin e tretë.

Djokoviç i bashkohet Roger Federer dhe Serena Williams si tenistët e vetëm që kanë arritur 350 fitore në Grand Slame, por 36-vjeçari synon të tjera suksese.

Numri 2 i botës shkon në 30 fitore radhazi në bar, ndërsa humbja e fundit erdhi në 2018 kundër Marin Ciliç.

“Ai ishte pak i pafat në setin e dytë. Ai kishte disa raste, por po, ai luajti një ndeshje të shkëlqyer dhe sigurisht që meriton një duartrokitje të madhe. Sa herë që marr pjesë në Grand Slame, kam një preison mjaft të madh. Por kam objektivat e mia, dhe pavarësisht tensionit që ndiej, dua t’i arrij”, tha Djokoviç.

Djokoviç ka si synim që të fitojë Grand Slam-in e tij të 24, për të arritur rekordine të gjtiah kohërave të vendosur nga Margaret Court.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article