“Do bashkëpunojmë me çdo deputet”, Manja: Ligji i amnistisë penale duhet të marrë votat e të gjithë deputetëve

7 months ago 16
12:31 27/02/2024

Minstri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës për gazetarët u shpreh se nga ligji për amnistinë penale përfitojnë vetëm 3 ish-punonjës policie të dënuar nga GJKKO dhe mazhoranca ka qenë e gatshme për ta diskutuar këtë amendament.

Manja ndër të tjera tha se ulja e dënimit nga amnistia nuk ta hek njollën pasi përsëri quhesh i dënuar.

Ulsi Manja: Meqë jemi tek amnistia e solla shembullin e Ilirit për të thënë që amnistia penale një nga parimet e saj ka humanizmin dhe qëllimin e dënimit që është rehabilitimi dhe riintegrimi në shoqëri. Ka mbi katër vite që nuk ka pasur amnisti penale. Kjo që kemi paraqitur më vjen keq që asnjë nuk e ka marrë mundimin ta lexojë ligjin, por hodhi dikush një gru në zall dhe të gjithë u bënë bashkë të ‘shpëtojmë’ Republikën nga një ligj amnistie që kap vetëm 5% të veprave që ka kodi penal. Është një amnisti e cunguar dhe në thelb kjo amnisti ka këto qëlllime dhe askush nga ne nuk ka qëllim që të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Debati është bërë për një amendament që për të siguruar barazinë ka dhënë mundësinë që të përfitojnë 1 vit ulje dënimi burrat dhe një vit e gjys gratë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit nga amnistia nuk ta hek njollën. Quhesh i dënuar, por gjithsesi ky amendament nuk ka qenë. Ne kemi qenë të hapur për ta diskutuar sepse nga ky amendament nëse do të miratohet përfitojnë nga një muaj dhe tre muaj, tre ish-policë të dënuar nga GJKKO në Kukës.

Gjithashtu ministri Manja u shpreh se do të bashkëpunojnë me çdo deputet të Kuvendit dhe se është në nder të secilit deputet që të japë votën që këto rreth 700 të dënuar të bashkohen me familjet e tyre.

Ulsi Manja: Do bashkëpunojmë me çdo deputet të Kuvendit që ka lexuar ligjin dhe ka reflektuar mbi këtë proces sepse prek të gjithë të dënuarit. Nuk mund të ndahen të dënuarit në të tanët edhe të tyre. Është në nderin e secilit deputet që të japë votën që këto 700 të dënuar të bashkohen me familjet e tyre. Vota me kusht për përfitime të tjera politike në kurriz të amnistisë nuk do të pranoj.

Ndërkohë Manja u shpreh ndër të tjera se ligji për amnistinë penale do të futet në rendin e ditës kur deputetët e opozitës të jenë në Parlament dhe do të jenë ata që do ta kërkojnë këtë gjë.

Ulsi Manja: Ne do ta fusim në Parlament kur deputetët e opozitës të jenë në parlament dhe do të jenë ata që do ta kërkojnë futjen në rend të ditës. Ne si maxhorancë e kemi bërë detyrën tonë. Rregullorja aty është dhe unë do të dëshiroja që ky ligj të marrë të gjithë votat e të gjithë deputetëve./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article