“Do bëni ju hetime, një vrimë në ujë do bëni”, Hila ironizon kërkesën e opozitës për Komisione Hetimore: Presidenti zgjatim i mazhorancës. Mirë ua bën!

9 months ago 20

Analisti Dritan Hila thotë se roli i Presidentit të vendit ka qenë si një zgjatim të mazhorancës.

Kështu shprehet edhe në lidhje me Presidentin Begaj, duke analizuar dekretimin nga ana e tij të ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Hila thotë se nëse nga ana ligjore ka ndonjë problematikë më këtë ligj, është Gjykata Kushtetuese, ndërsa ironizoi Komisionet duke thënë se nuk ka respekt.

“Do zbuloni McGonigalin”, tha ai me ironi duke iu drejtuar opozitës.

“Problemi është që nuk kam harxhuar kohë të mendoj se çfarë ka thënë apo mendon të thotë Begaj të thotë. Begaj më duket një zgjatim i mazhorancës, siç kanë qenë Presidentët e tjerë. Hiq një Mosi, të gjithë i kanë shkuar pas mazhorancës. Nëse ka diçka antikushtetuese, e vlerëson Gjykata Kushtetuese. Presidenti ka edhe të drejtë, ka edhe fajet e veta. Vetëm spektakël televiziv janë Komisionet Hetimore. S’kam pikë respekti për Komisionet, deri sa merren me biletat. Me McGonigalin e mbylli Amerika, e doni ta mbyllni ju këtu… do bëni ju… një vrimë në ujë do bëni, mirë ua bën!”, tha ai, teksa debatonte me panelistët që qëndrojnë kundër dekretit të Presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article