‘Do të kërkoni ‘arrest me burg’ apo ‘arrest shtëpie’ për Berishën?’ Ja si përgjigjet Arben Kraja

10 months ago 25

Prokurori i SPAK, Arben Kraja është pyetur nga Enkelejd Alibeaj, se çfarë mase do të marrë prokuroria ndaj Sali Berishës.

Alibeaj: Arrest në burg arrest në shtëpi? Për njërën, për të dyja? Masa ekuivalten, apo kanë diferencë me njëra tjetrën? Nuk jam duke ju pyetur çfarë kërkese do bëni ju kur të shkoni në gjykatë. Por cilat janë opsionet që ju keni ndërmend përderisa keni ardhur në kuvend?

Kraja: Janë të ndryshme nga pikëpamja e rëndesës. Ne kemi paraqitur kërkesë për ashpërsim, këto janë dy masat që mund të përdoren, kemi kërkuar leje për të dyja. Në varësi të akteve të dosjes dhe vendimarrjen tonë si prokuror do i kërkojmë gjykatës njërën prej masave, se çfarë do bëjë gjykata është tjetër punë.

Read Entire Article