“Do të ketë zhvillime…”, Këlliçi: Nuk do të lejojmë reformë zgjedhore me Enkelejdin dhe Damianin

9 months ago 29

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në “Open” në News 24, tha se opozita nuk do të lejojë një reformë zgjedhore me Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknurin.

“Sot Oerd Bylykbashi është propozim i 500 mijë shqiptarëve. Deri të premten ku është njoftuar mbledhja e parë do të ketë zhvillime. Që reformë me Enkelejdin dhe Damianin nuk do të ketë. Këtë ua garantoj. Që nuk do të ketë komision të reformës fasadë që t’i shërbejë Edi Ramës, këtë ta siguroj. Është e pamundur që 500 mijë shqiptarë të lihen jashtë këtij procesi dhe të bëhet një pseudoreformë”, tha Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article