“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

5 months ago 6

Bayern Munich po bëhet gati për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin dhe lajmet nga infermieria janë tashmë pozitive.

Trajneri i bavarezëve, Thomas Thucel, në konferencë për media ka zbuluar se Serge Gnabry është kthyer nga dëmtimi.

“Serge Gnabry është sërish në formë. Nuk jam i sigurt nëse ai do të fillojë apo do të përfundojë takimin, por ai do të luajë të martën dhe do të shënojë një gol [kundër Real Madridit ]”, ka thënë Tuchel.

🗣️ #Tuchel zum Personal: "Dayot #Upamecano ist im Training umgeknickt, er wird fraglich sein für morgen. Da müssen wir abwarten wegen des Knöchels. @SergeGnabry wird am Dienstag spielen und treffen. Er wird am Dienstag ein Tor machen. Bei @leroy_sane müssen wir abwarten, ob es… pic.twitter.com/a7h0hBMyD3

— FC Bayern München (@FCBayern) April 26, 2024

Një deklaratë mjaft e guximshme, veçanërisht duke pasur parasysh lëndimet e shumta që kishte Gnabry këtë sezon.

28-vjeçari ka bërë vetëm 17 paraqitje për Bayern Munich këtë sezon, duke shënuar 5 gola.

Dy nga golat e tij, megjithatë, erdhën në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë një kundër Arsenalit në çerekfinale.

Kingsley Coman dhe Leroy Sane janë të vetmit lojtarë kyç të Bayern Munich që mund të humbasin përballjen e së martës në shtëpi kundër Real Madridit. /Telegrafi/

Read Entire Article