Deputeti demokrat, Asllan Dogjani i cili më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë në Shkodër, ka treguar si si ka evoluuar krimi vitet e fundit.
I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Dogjani tha se Barajt ishin po kaq të fuqishëm në Shkodër edhe kur ai ishte në krye të policisë, por nuk bënë asnjë krim.
Sipas tij edhe një krim që kishin bërë para vitit 2003, ai e kishte zbuluar dhe kishte çuar autorët në burg.
“Pse ju kujtoni që Barajt nuk kanë qenë të fortë edhe atëhere. Më thuaj një vrasje që ka ndodhur në Shkodër në vitin 2003-2005, nuk është bërë asnjë vrasje në Shkodër. Edhe një që e kishin bërë më parë e zbulova unë. Këta kanë mbështetjen e Partisë Socialiste. Këta kanë intimiduar njerëz për të votuar kryetarin e Bashksië. Nëse ne si qytetarë nuk shkojmë të votojmë atë që duam, shoqëria ka marrë fund. Në polici ka shumë policë të mrië, por unë po them që niveli profesional ka rënë sepse rekrutimet bëhen për shkak të bindjeve politike, korrupsioni, pagat e ulëta, emërimet politike. Unë nuk po them që po ndodh sot e nuk ka patur më parë, pro nuk ka ndodhur kështu. Ne nuk rrinim me kriminelë, ku kishte shans të merrte krimineli të merrte në telefon”, tha Dogjani. /Vizionplus.tv/