Deputeti demorkat Asllan Dogjani i ftuar në “Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion plus ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend.
Sipas tij ngjarja e djeshme nuk është e vetmja, pasi vetëm në muajin gusht ka patur 13 vrasje. E gjitha kjo tha Dogjani vjen pasi policia ka frikë nga krimi.
Pjesë nga biseda:
Dogjani: Vetëm në muajin gusht kanë ndodhur 13 vrasje, por me më shumë viktima. Edhe jo një ngjarje quhet pavarësisht se janë vrarë tre persona. Po të jetë krimi një apo dhjetë hapa para policisë nuk është problem, se policia do ta ndiqte e do ta luftonte. Por kur lëvizin të armatosur në mes të qytetit, qëllojnë në mes të ditës, do të thotë që këta njerëz pa mbështetjen e policisë nuk e bëjnë, dhe e dyta nuk e kanë frikë fare policinë. Do të thotë që këta kanë sfiduar Policinë e Shtetit, sepse kanë bashkëpunim me policinë. Arlind Bushati ishte katër herë i proeduar, për shantazh e gjobvënie. E dini sa gjoba marrin bizneset në Tiranë? Meqë ai ka qenë katër herë i proceduar për gjobvënie, ai duhet të ishte i arrestuar. Por policia për të fshehur ngjarjen del e thotë se ishin me procedime. Policia duhet të zbulojë dhe parandalojë ngjarjet kriminale.
Kaziaj: Ose survejimi.
Dogjani: Kot nuk thonë që peshku qelbet nga koka, këtu është qelbur nga koka. Me të vërtetë polici i thjeshtë më mirë të ikë, por edhe ai ka familje për të ruajtur. Kur sheh që shefi i tij paguhet nga krimineli, ose duhet sikur nuk sheh ose të marrë edhe ai ndonjë pesë leksh.