Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka mbajtur sërish një qëndrim të ashpër përballë emigrantëve. Gjatë një aktiviteti në Neë Hampshire, kritikoi numrin rekord të emigrantëve të jashtëligjshëm që tentojnë të kalojnë kufirin e SHBA-së ilegalisht.
“Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë. Kjo është ajo që ata kanë bërë në institucionet dhe burgjet në të gjithë botën, jo vetëm në Amerikën e Jugut, jo vetëm në tre ose katër vendet për të cilat ne mendojmë, por në të gjithë botën, ata po vijnë në vendin tonë nga Afrika, nga Azia, nga e gjithë bota dhe po derdhen në vendin tonë. Askush nuk po i shikon. Ata vetëm hyjnë.”
Trump ka premtuar se do të zgjidhë çështjen e emigracionit nëse zgjidhet për një mandat të dytë katërvjeçar në detyrë. Ai është zotuar të zbatojë rregulla të reja që shtrëngojnë më tej emigracionin ndryshe nga presidenti Joe Biden i cili ka premtuar të ndjekë politika më të buta.
Gjuha e përdorur nga Trump ka tërhequr kritika të cilat ka zgjedhur t’i përgjigjet zëdhënësi i fushatës së tij presidenciale Steven Cheung.
Ai ka cilësuar të pakuptimta kritikat ndërsa ka argumentuar se një gjuhë e ngjashme ishte e përhapur në libra dhe në TV.
Klan News
Të ngjashme