Donald Veshaj i propozon martesë Bora Zemanit gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”

10 months ago 23

Në një natë mbushur me emocione dhe premierën e shumëpritur të filmit “5 herë jo”, Donald Veshaj ka dhënë një surprizë që do të mbahet mend për gjatë.

Aktori dhe personaliteti televiziv i njohur i propozoi martesë Bora Zemanit, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqim mbrëmjes së veçantë.

Premiera e filmit u zhvillua në ambientet kinematografike të Cineplexx në TEG, dhe nga nesër, filmi do të jetë i disponueshëm në të gjitha kinematë.

“5 herë jo”, filmi i parë që shikon bashkëpunimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt si protagonistë, është një projekt ambicioz me regjinë e talentuar të Erion Bubullimës, dhe premtimet për të janë të mëdha.

Bora dhe Donaldi, të njohur për veprimtarinë e tyre në media dhe për projekte të shumta televizive, tani po e shtrijnë një hap më tej partneritetin e tyre duke hyrë në botën e kinemasë.

Premiera e filmit, e cila u shoqërua me një propozim për martesë në skenë, ka treguar se pasionet e tyre nuk kanë kufij dhe se dashuria e tyre për artin është e jashtëzakonshme.

“5 herë jo” tashmë po pritet me padurim nga fansat, dhe propozimi romantik i Donaldit vetëm shton në hijeshinë dhe pritshmëritë për filmi dhe për çiftin që tashmë ka përfshirë publikun në rrugëtimin e tyre të përbashkët. /Telegrafi/

Read Entire Article