Dosja “Partizani”, Berisha dhe Malltezi ankimuan masat e sigurisë, Apeli shtyn vendimin

10 months ago 25

Balkanweb app Get it on Google Play

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi është shtyrë për nesër në orën 9:00.

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se në seancë ishte i pranishëm edhe dhëndri i ish-kryeministrit, i cili sqaroi në detaje procedurat e privatizimi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi , me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00.”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article