Dosja “Partizani” sot në GJKKO, gjyqtarja vendos “fatet” e Berishës, Malltezit dhe tre të pandehurve të tjerë

2 hours ago 25

Sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00 dhe si gjyqtare paraprake të çështjes është zgjedhur Flojera Davidhi, e cila do të vendosë edhe mbi fatin e çështjes nëse do të dërgohet ose jo për gjykim.

Nëse Berisha shpallet fajtor ai mund të dënohet nga 4 deri në 12 vite burg për veprën penale “Korrupsion pasiv”, ndërsa për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili po hetohet edhe për pastrim parash, masa e dënimit mund të variojë nga 5-15 vite heqje lirie.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet lidhur me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Kështu, dy hetuesit Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan tashmë të përmbyllur dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkë me kryedemokratin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, akuzë penale është ngritur për dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ndërsa ky i fundit, akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” dhe per “pastrim parash”.

Read Entire Article