S’përmbahet Çim Peka pas arrestimit të Metës: Nuk e zëvendësoni dot me zoçkat e Spahiut, analfabeti Altin Dumani do e shohë se çfarë do i ndodhë

2 hours ago 17

Çim Peka është tronditur nga arrestimi i mikut dhe komshiut të tij, Ilir Meta.

Ndaj dhe është e kuptueshme që gjithë frustrimin e tij nuk mund të mos e shprehë publikisht.

Por ndryshe nga herët e tjera, kur sulmonte Altin Dumanin, këtë radhë është tërbuar me Adriatik Lapajn e Endri Shabanin, pasi sipas tij duan të zënë vendin e Berishës dhe Metës, në opozitë.

“Llogaria gabim e Altin (Ulsi) Dumanit!

Tashme eshte e vertetuar qe misioni i SPAK nuk eshte te ndaloje gjakderdhjen finaniciare (lufta ndaj korrupsionit), pagesat per inceneratorin e Tiranes edhe pse nuk ekziston vazhdojne, por arrestimi e te gjithe lidereve te opozites e krijimi i nje opozite fasade per ti hapur rruge mandatit te katert te Rames.

Marreveshja: Une te arrestoje opoziten, hap rrugen per “Lapajt” (Jenisheret e rinje), ti fiton mandatin e katert me vota te cilesuara dhe ndryshon ligjin per te me zgjatur mandatin mua.

Sigurishte qe nuk do ja arrij. Por dhe po t’ja arrij qellimit, te parin pas zgjedhjeve Rama do mbaroj pune me Dumanin.

Per partickat e Kreshnike Spahiut:

Ju ne mungese te votave festoni arrestimin e liderve te opozites, per te zene jo vendin e Rames por te Lulit, Gjuzit dhe Jenisherit. Edhe pse u largojne vjehrrin nga drejtesia si te korruptuar, ju prape jeni me “drejtesine e re” se u emerojne gjyqtare vajzen e vjehrrise, pra kunatat.

Flasin per lufte kunder korrupsionit, dy zockat e Kreshnik Spahise, simbolit te korrupsionit ne sistemin e drejtesise. Dhe a e dini pse SPAK nuk guxon te hetoje Kreshniken e KLD?

Sepse te gjithe jane kollitur tek ai dhe Bamir Topi per promovime ne sistem. Asnje prej tyre nuk ka pas shanc te promovohet pa pagese, pra kane qene dhe vete pjese ne krim me ish KLD.

Per ambsadat:

Deshtuat me shkrirjen e opozites, me emerimin e saj, do deshtoni edhe me vjedhjen e saj.

Sa per Dumanin, jam i sigurte qe po ta marr live e ti ve nje flete te bardhe para, me sfiden qe ta mbush me nje tekst, do e kete te pamundur ta beje.

Ky vertet ka marre dhurate shtepine, ka derguar po me para dhurate vajzen jashte e mendon te ik dhe vete atje, por mbajeni mend, do nderrohet ne qeli me keta qe po i arreston pa akuze”, shkruan Peka.

Read Entire Article