Dosja që trazon politikën! Reagime nga opozita për arrestimin e Malltezit

1 year ago 30

E hëna e konferencave të Sali Berishës nuk ishte e zakonshme këtë 23 tetor.

Në selinë e PD-së, ai mori mikrofonin për të mbrojtur veten dhe familjen. Në kufizimin e lirisë dhe gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore e dhëndrit të tij, Berisha u shfaq i shqetësuar me lëvizjet e drejtësisë, që sipas tij janë të orkestruara nga kundërshtari politik.

“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës deklaroj me përgjegjësi para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një fletërrufe që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroi psikik të Edi Ramës. Ajo është një kosh me gënjeshtra shpifje, manipulime monsutrusoze të cilat faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosur ndaj Berishës dhe Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im”, tha Berisha.

Krah Berishës doli në mbrojtje sot edhe deputeti demokrat, kryetar i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili shpërtheu në akuza kundrejt SPAK-ut. Por ai është i gatshëm ta lëshojë Sali Berishën nëse një kërkesë e tillë vjen sipas Kushtetutës në Kuvend.

“Kufizimi i lirisë së Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK-ut”, tha Bardhi.

Më i drejtpërdrejtë në përkrahje ndaj Berishës ishte  Ilir Meta që mendon se drejtësia drejtohet me regji të Edi Ramës. Ndërsa PD-ja zyrtare nuk ka reaguar për çështjen e Berishës. Lulzim Basha ka rastin më të mirë për të sulmuar paraardhësin e tij por ai sot hesht.

Top Channel

Read Entire Article