“Drejtësinë e re e solli Amerika dhe ka një skap të kapur nga Edi Rama”/ Kryeministri në Asamblenë e PS: Dy pozicionet janë të pavërteta

1 year ago 13

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste tha se vendi ynë vijon luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Rama: Kur them drejtësia kam parasysh korrupsionin dhe krimin, për shkak të reformës në drejtësi dhe punës që është bërë me forcat e rendit jemi sot në një fazë revanshi të rëndësishëm ndaj krimit të organizuar, dhe kjo nuk është diçka që bëhet se do ta bësh t’i por kërkon shumë kohë, durim, sofistikim, krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin, sot është tkurrur në vatra të caktuara, por me krimin e SPAK dhe fokusimin tani të të dyja palëve, aleati më i madh ka qenë prokuroria dhe gjykata, nuk ka qenë policia. Po të shikosh disa statistika, po them për kriminelë vrasës, përdhunues sa prej tyre kanë ri kryer vrasje, përdhunime pasi policia i ka arrestuar gjykatësit i kanë nxjerrë, janë qindra, dhe nga ana tjetër, vërtet ne kemi bërë hapa kundër krimit të organizuar kanë qenë hapa që nuk na kanë dhënë pozicion revanshi por ekuilibri, kemi hyrë në revansh shteti, jo qeveria, qeveria ka Ministrinë e Brendshme, shteti ka shërbimin informativ, edhe kundër krimit të organizuar edhe kundër korrupsionit, tani është edhe SPAK, çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profile të larta të krimit të organizuar është vetëm fillimi i fundit, ka filluar fundi i pozicionit të themi të privilegjuar të krimit të organizuar të krimit, do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do të shuhen, të gjithë ata që i përkasin kësaj bote dhe që do të kenë ku të rrinë në Shqipëri se një pjesë ia ka mbathur do përfundojnë ata që janë provat e para të gjalla se këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar.

Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja bota e nëndheshme, ata do të jenë bishtat por jo mbi dhe nën dhe, mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, lufta e shtetit do të bëhet me minjtë e nëntokës, jo deri edhe në fonde publike, kjo është mbase pak, por një nga gjërat më të sigurta dhe koha do të thotë këtë që po them, veprimi kundër krimit të organizuar do të jetë shembullor, ndërsa sa i përket luftës kundër korrupsionit nuk dua të përsëris gjëra që i keni dëgjuar me qindra herë, dua të them pak gjëra, këtu ka dy sipas meje, dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik, njëri drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama, të dyja këto janë të pavërteta, para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën, për një kohë shumë të gjatë ka qenë në tryeza qysh kur ishim në opozitë kur është diskutuar çështja e drejtësisë, solla emrin e Fatmirit se ka një zakon të vjetër që mban shënime. Më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe vazhdojmë të bëjmë e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh, për programin e 2013, por e kemi nisur shumë kohë më parë jo si bisedë, kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë, ka qenë dokument i propozuar nga PS në 2008, në 2009 nuk arritëm dot të merrnim fitoren, na bëri mirë se pastaj u mësuam vetëm të fitojmë. E kam kapur unë drejtësinë ne, kjo besoj nuk ia vlen një shprehim se është e qartë një qeveri, kryeministër që do të kapë drejtësinë, për ça do ta kapi, që të mos i kapi askënd, se ta kapësh drejtësinë dhe të kapen ata që duhej kapur, kjo nuk është kapje e drejtësisë, ose ke vizionin dritëshkurtër dhe t’i kapësh në karrige, ose fuqinë e asaj karrigeje ta vësh në dispozicion të bësh gjëra që do të mbeten, kjo ka nisur sot, por do të mbetet në vijimësi se nuk kthehet.

Top Channel

Read Entire Article