Drita kërkon tre pikët për të mbetur në garë për titullin, Feronikeli ’74 për t’i ikur barazhit – formacionet zyrtare

5 months ago 14

Drita dhe Feornikeli ’74 do të takohen në kuadër të xhiros së 34-të në Albi Mall Superligë.

Është një duel i dy skuadrave me objektiva krejtësisht të kundërta, me Dritën që ende shpreson në titullin e kampionit.

Gjilanasit janë katër pikë larg Ballkanit, por kërkojnë fitore për të mbetur në garë.

Në anën tjetër Feronikeli ’74 kërkon të shkaktojë befasi në Gjilan në mënyrë që të marrë pikë dhe t’i largohet pozitës së barazhit.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Mesa, Thaqi, Ovouka, Dabiqaj, Huruglica, Baftiu, Ajzeraj, Prapashtica, Bl.Krasniqi.

Feronikeli ’74: Bujupi, Musa, Morina, Haliti, Mballow, Shabani, Bardhoku, Shabani, Berisha, Avdyli, Cervadiku, Tarasco.

/Telegrafi/

Read Entire Article