Dritan Hila: Bajram Begaj presidenti më i dobët i Shqipërisë. Sulo: Nuk bëhet kurrë! Flaka t’i vihet këtij vendi, ai…

9 months ago 11

Analistit Dritan Hila dhe Arion Sulo të ftuar në studion e Open në News 24, e konsideruan Presidentin aktual, Bajram Begaj si një nga presidentët më të dobët të Shqipërisë.

“Unë mendoj se është ndër Presidentët më të dobët të kësaj periudhe. Ky nuk ka kthyer ndonjë ligj. Edhe Nishani që vinte nga Partia Demokratike kthente ligje. Sa i përket vajtjes në Parlament dhe refuzimit, mendoj se PD nuk duhet ta kishte ndaluar. Nëse thua se është dora e Edi Ramës e diskretiton aty në vend”, tha Hila.

“Si shkon presidenti aty ku këta kanë tre muaj që thonë nuk ka një Parlament. Nuk duhet të shkonte fare në këtë situatë, sepse vetëm do ta ndizte situatën dhe ky është plani i Edi Ramës dhe e ka ftuar dhe përdorur atë. Nuk ka faj ky. Nuk bëhet se e ka zgjedhur Rama të dobët. Nuk bëhet kurrë! Flaka t’i vihet këtij vendi, nuk bëhet ky. Po nuk i fishkëlleu Rama nuk del ai”, tha Sulo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article