Dritan Lalaj kreu vetëvrasje në Gjermani, babai mes lotësh: Pronari nuk i jepte lekët. Kërkojmë ndihmë për kthimin e trupit, s’kemi mundësi ekonomike

1 day ago 43

Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 u trajtua rasti i vetëvrasjes të të riut nga Fieri, Dritan Lalaj në Gjermani.

Babai i Dritan Lalajt tha mes lotësh se pronari nuk ia jepte lekët. Sipas tij, pronari i djalit ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Babai i Dritanit tha se familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

“Djali përpara se të bënte vetëvrasje, kishte tentuar më herët që të bënte vetëvrasje. Ai më tha se nuk do bëjë më tentativa të tilla, por ndodhi kjo që ndodhi. Dritani kishte marrë vizë në gusht dhe punonte në Gjermani. Pronari nuk i jepte lekët. Pronari ishte nga Maqedonia e Veriut. Nuk e di emrin e pronarit. Ne kërkojmë ndihmë për kthimin e trupit, sepse nuk kemi mundësi. Me shokë jetonte, që ishin nga Malësia”, tha babai i Dritan Lalajt.

Edhe xhaxhai i Dritan Lamajt ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë, duke konfirmuar se familja e të ndjerit është në gjendje të rëndë ekonomike.

Ngjarjen e morëm vesh me anë të mediave dhe emigrantëve në Hamburg. Na kanë telefonuar rreth orës 19:00 të datës 1 nëntor. Siç thonë, iu kishte thënë dhe shokëve se punonte dhe pronari s’i jepte lekët. Këtë herë ka qenë me vizë pune, që e siguroi me anë të ambasadës në Tiranë. Ndërsa, më parë ka shkuar në Gjermani me raste. E mori me vete njëri që punonte me kushte të rregullta në shtetin gjerman. Nuk dimë gjë nëse pronari ishte gjerman a shqiptar, nuk na ka thënë gjë. Nuk na ka dhënë shumë detaje për jetën e tij. Familja e Dritanit është në kushte tepër të vështira. Babai është sëmurë, ndërsa nëna i ka ndërruar jetë prej 12 vitesh. Dritani ishte djalë i vetëm”, u shpreh xhaxhai i Dritanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article