“Dua siguri”/ Zbardhet dinamika, si ia vunë prangat Mjacajt pas krimit që tronditi burgun e Peqinit. Hodhi armën vetëm pasi…

10 months ago 25

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja që tronditi sot burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Gazetarja Klodiana Lala tregon për BalkanWeb momentet kur autorit të vrasjes së Arben Lleshit dhe plagosjes së Indrit Shaqjas.

Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet duke kërkuar siguri për jetë, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. Sipas burimeve Mjacajt i janë  hedhur prangat brenda në qeli.

Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.

Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article