Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend gjatë raportimit vjetor të punës së SPAK, se Prokurorët e Posaçëm në punën e tyre nuk ndikohen nga presionet, shpifjet apo thashethemet. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me çështjen e inceneratorëve, Dumani tha se çështja është komplekse por Prokuroria e Posaçme po kryen hetime intensive. Sipas tij, SPAK po heton rolin e çdo personi që rezulton i përfshirë te afera e inceneratorëve.
Hetimet që kryen SPAk, tha Dumani, janë shteruese dhe nuk lënë hapësira për dyshime.
Altin Dumani i përgjigjet Flamur Nokës: Jeni kallëzues, jeni i ftuar të bëni kërkesë për informacion sa i takon fatit të kallëzimit tuaj, nëse është regjistruar kallëzim penal apo jo. Janë çështje hetimi. Hajde bëj kërkesën për informacion. Ka një hetim paraprak, po kryhen veprimet e nevojshme, hetimi është kompleks, SPAK po heton rolin e çdo personi të përfshirë. Zhvillimet e ditëve të fundit, për arsye të sekretit hetimor jemi të kufizuar në dhënien e informacionit. Hetimi është i gjatë, kërkon marrje informacioni, administrimin e provës. Hetimi shterues është detyrim ligjor. Procesi kërkon hapësirën e duhur për të vepruar. Presionet, shpifjet dhe thashethemet nuk ndikojnë në punën tonë të përditshme. Hetimi objektiv do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb