Dumfries pritet të largohet në janar nga Interi

9 months ago 25

Denzel Dumfries pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit.

Është fakt se sa herë që hapet afati kalimtar për transferimin e futbollistëve, ylli holandez është në qendër të ‘merkatos’.

Së fundmi gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ ka raportuar se holandezi në janar do të largohet nga Neroazzurët.

Arsyeja e kësaj është mungesa e gjuhës së përbashkët për kushtet e rinovimit të kontratës mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit zikaltër.

Vera e vitit 2025 është afati kur i përfundon kontrata lojtarit me tipare defensive në ‘San Siro’ dhe rreziku për ta humbur me parametra zero, bën që italianët të vihen në lëvizje.

Interi së fundmi ka transferuar anësorin kanadez Tajon Buchanan dhe kësisoj Dumfries pritet të shitet.

Neroazzurët po presin të marrin një ofertë rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet yllin holandez.

Chelsea dhe Manchester United janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Dumfries. /Telegrafi/

Read Entire Article