Durrës/ Gruaja vë alarmin në polici: Bashkëshorti më është larguar nga banesa

2 hours ago 14

Një grua 36-vjeçare ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, se bashkëshorti 37-vjeçar i është larguar nga banesa.

Gruaja tha në polici se bashkëshorti i është larguar nga banesa më datë 16.10.2024. Policia shprehet se po punohet për gjetjen e 37-vjeçarit.

“Më datë 17.10.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja E. G., 36 vjeçe, banues në Katund Sukth, Durrës, se më datë 16.10.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Y. G., 37 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article