Dy blerje të sigurta, një tjetër do të tentohet me çdo kusht – Juventusi po përgatit terrenin për ta bindur Allegrin të qëndrojë

8 months ago 23

Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia shkruajnë se Juventusi është i interesuar për Riccardo Calafiori dhe Teun Koopmeiners për sezonin e ardhshëm, ndësa Zonja e Vjetër do të diskutojë një zgjatje të kontratës edhe me trajnerin Massimiliano Allegri në javët e ardhshme.

Gjigantët e Serie A sapo kanë nënshkruar me Carlos Alcaraz nga Southampton si huazim me opsion blerje.

Gazzetta dhe Sky Sport pretendojnë se Calafiori dhe Koopmeiners janë në krye të listës së dëshirave të Zonjës së Vjetër për sezonin 2024/25, por gazeta përmend gjithashtu edhe Georgiy Sudakov si një nënshkrim të ri të mundshëm në verë.

Ukrainasi është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë dhe Juve do ta ketë të vështirë ta sigurojë nënshkrimin e tij.

Calafiori, 21 vjeç, luan në të majtë dhe në qendër të mbrojtjes dhe ka bërë 18 paraqitje në Serie A me Bolognan këtë sezon dhe së fundmi është vlerësuar edhe nga përzgjedhësi italian Luciano Spalletti.

Koopmeiners gjithashtu ka impresionuar në Serie A këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime në 19 ndeshje në kampionat me Atalantan.

Holandezi monitorohet edhe nga Liverpooli dhe kostoja e tij varion nga 40 deri në 45 milionë euro.

Sipas Gazzetta, Juventus gjithashtu do të ulet me Allegrin në javët e ardhshme për të diskutuar zgjatjen e kontratës së tij.

Marrëveshja e tij aktuale në Torino skadon në vitin 2025 dhe nuk ka gjasa që të dy palët të duan të fillojnë sezonin 2024-2025 me një kontratë që skadon.

Mbetet për t’u parë se sa mund t’i ofrojë Juventus trajnerit të tyre pasi duket joreale që ata të mund të konfirmojnë pagën aktuale prej 7 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Read Entire Article