Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

5 months ago 7

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë të interesuar të sjellin Serhou Guirassy në radhët e tyre, shkruan Bild.

Gjigantët gjermanë janë të interesuar të sjellin në radhët e tyre një sulmues që godet mirë portën dhe që ka shkëlqyer në fanellën e Stutgartit këtë sezon.

Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë menjëherë pas Harry Kane të Bayern Munich, duke shënuar 27 gola në po aq ndeshje të luajtura.

Bavarezët e shohin sulmuesin 28-vjeçar si zëvendësues të Eric Maxim Choupo-Moting, ndërsa për Borussia Dortmund ai është prioritet, duke qenë se është një nga sulmuesit me formën më të mirë në të gjithë Evropën.

Fabrizio Romano zbuloi në tetor 2023 se ai ka një klauzolë në kontratën e tij sipas së cilës ai mund të largohet nga klubi për 17.5 milionë euro.

Guirassy ka lindur në Arles dhe ka luajtur për ekipet kombëtare të të rinjve të Francës, dhe në vitin 2022 ai vendosi të luante për Guinenë, për të cilën shënoi tre gola në 16 ndeshje të luajtura.

Në kategoritë më të reja, ai luajti për Laval para se të sillej nga Lille në vitin 2015, dhe shumë shpejt përfundoi në huazim te Auxerre, për t’u blerë nga Kolni një vit më vonë për 3.8 milionë euro.

Ai qëndroi atje për tre vjet, pas së cilës u ble nga Amiens për 6 milionë euro dhe Rennes do t’i paguante 15 milionë euro në vitin 2020.

Pas një sezoni në Stutgart ku luajti si lojtar i huazuar, klubi gjerman e bleu në vitin 2023 për 9 milionë euro.

Vlera e tij aktuale është 40 milionë euro dhe kontrata e tij me Stuttgartin është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/

Read Entire Article