Dy lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri me magnitudë 4.2 dhe 3 ballë, ja ku ishte epiqendra

9 months ago 32

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri rreth 23:17. Sipas Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 ballë dhe me epiqendër në Cërrik.

Pak minua më pas, është shënuar edhe një tjetër lëkundje, me magnitudë rreth 3 ballë, në po të njëjtën epiqendër.

“Në datën 13 janar 2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.2 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 15 km. Epiqendra është lokalizuar në Shalës, Elbasan , 3 km në Perëndim të Cërrikut”, njofton IGJEO.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera, si Elbasan dhe Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article