Dy personat që po e favorizojnë Gareth Southgaten për ta zëvendësuar Ten Hagun te Man United

7 months ago 4

Është zbuluar arsyeja e fshehtë pse Gareth Southgate është një nga favoritët për të zëvendësuar Erik ten Hag si trajner i Manchester United.

Anglezi mund të jetë i zënë me përgatitjet për kampanjën e Anglisë në Euro 2024 këtë verë, por ai po kërkohet të bëjë një rikthim të bujshëm në drejtimin e klubit sezonin e ardhshëm.

Raportime të ndryshme kanë pohuar se 53-vjeçari është shfaqur si një kandidat kryesor për të zëvendësuar trajnerin holandez në Old Trafford, nëse ai shkarkohet në fund të sezonit.

Me Unitedin në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League dhe të eliminuar nga Evropa para Krishtlindjeve, pronari i ri i pakicës INEOS – i kryesuar nga Sir Jim Ratcliffe – nuk është ende i bindur se holandezi është njeriu që do t’i kthejë klubit lavdinë e tij të mëparshme.

Sir Dave Brailsford – drejtor i sportit i INEOS – dhe Dan Ashworth – i cili pritet të bëhet drejtor i futbollit të klubit – e konsiderojnë Southgate si kandidatin ideal për të marrë drejtimin nëse Ten Hag largohet.

Historia mes dy këtyre personave dhe Southgate pa dyshim ka luajtur një rol në këtë. Brailsford u takua me Southgate përmes programit INEOS Leaders in Sport, ndërsa Ashworth punoi me trajnerin e Anglisë gjatë kohës së tij me Federatën e Futbollit.

Megjithatë, sipas ESPN, ka një arsye tjetër që ata e duan atë si një zëvendësues të mundshëm të Ten Hag. United do të duhet të paguajë më pak se 1 milion euro në kompensim për të liruar Southgate nga kontrata e tij me Anglinë – që do të skadojë në dhjetor – duke e bërë Southgaten një punësim dukshëm më të lirë se trajnerët e tjerë kryesorë.

Një arsye tjetër është puna që Southgate ka bërë për të përmirësuar kulturën dhe harmoninë e skuadrës së Anglisë, diçka që drejtuesit e United mendojnë se është e nevojshme në Old Trafford si pjesë e një rindërtimi të madh.

Southgate ka refuzuar publikisht të flasë të ardhmen e tij dhe besohet se është i pavendosur nëse do të qëndrojë apo jo me Anglinë deri në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

Read Entire Article