Dyshohet se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, përmbyset në mes të rrugës automjeti në aksin Përrenjas–Librazhd

1 year ago 32

Paraditen e sotme, në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi është përmbysur në mes të rrugës.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qukës.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë  është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë edhe lagështira në rrugë si edhe shpejtësia tej normave .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article