Mediat: Kjo është arsyeja pse nuk shkoi me Chelsea në SHBA
Armando Broja nuk udhëtoi me Chelsea për turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas klubit anglez, kishte të bënte me riaftësimin e sulmuesit shqiptar pas dëmtimit të rëndës që pësoi 13 dhjetorin e kaluar gjatë një miqësoreje me Aston Villa.
Por për “Gazzetta dello Sport” ka të bëjë me mundësinë e kalimit të Brojës te skuadra tjetër e Londrës, West Ham. Trajneri Davis Moyes e kërkonte sulmuesin shqiptar që verën e kaluar dhe tani janë gati 35 milionë Euro plus bonuese për ta bindur Chelsea.
21-vjeçari është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026 me blutë e Londrës, por deri më tani ose është huazuar si në sezonin 2021-2022 te Southamtopn ose ka patur pak hapësirë si në të kaluarin.
Te Chelsea ka patur afrime në sulm gjatë kësaj merkatoje dhe “Gazzetta dello Sport” shkruan se ulin mundësinë për minuta për lojtarët e këtij reparti.
Tv Klan
Të ngjashme