E dehur dhe pa patentë, 36-vjeçarja në Korçë vjedh një makinë dhe tenton të largohet, por bën aksident

10 months ago 27

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme, ku një 36-vjeçare në gjendje të dehur ka vjedhur një makinë dhe ka tentuar të largohet.

36-vjeçarja, Anjeza Lilollari, e cila dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka vjedhur një makinë në fsatin Plsasë dhe ka tentuar të largohet, por nga pakujdesia ka përplasur dy mjete të tjera.

36-vjeçarja gjithashtu ka qenë dhe pa leje drejtimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article