E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze favorit për të nënshkruar me Savion

9 months ago 23

Girona është befasia më e këndshme e këtij sezoni në La Liga pasi po rivalizojnë skuadrat e mëdha për titull.

E forma fantastike e skuadrës katalunase është edhe falë paraqitjes së shkëlqyeshme të sulmuesit brazilian Savio.

19-vjeçari është i huazuar te Girona nga skuadra franceze Troyes dhe këtë edicion në 23 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Real Madrid dhe Barcelona janë vënë pas tij, por favoriti kryesor për të nënshkruar me talentin brazilian është Manchester City.

The Sun ka raportuar se City janë favorit pasi lojtari është nën kontratë me Troyes një tjetër skuadër që është në pronësi nga ‘City Football Group’.

Troyes e kanë blerë lojtarin për 6,5 milionë euro nga Atletico-MG dy vite më parë dhe vlera e tij tani ka shkuar në 40 milionë euro.

Gjithsesi vet lojtari preferon të mbetet në Spanjë dhe do të ishte një ëndërr e bërë realitet për të që të luante për Real Madridin ose Barcelonën. /Telegrafi/

Read Entire Article