Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat, sulmoi grupin e Bardhit dhe të Rithemelimit. Ai tha mes ironisë se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.
“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës.
Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.
Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar.
Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli.
Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb