“E kisha bashkëlojtarë por nuk e pëlqeja aspak” – ish-futbollisti i Man Utd me akuza për Carlos Tevez

10 months ago 31
Reklamë

Ish-futbollisti i Manchester United, Rafael da Silva, ka zbuluar se kurrë nuk i ka pëlqyer bashkëlojtari i tij në Old Trafford, Carlos Tevez gjatë dy viteve të tyre së bashku në klub.

33-vjeçari, i cili tani luan për Botafogo në Serien A braziliane, luajti te Manchester United nga 2008 deri në 2015, dhe me klubin ai fitoi tre tituj të ligës angleze dhe luajti mbi 100 ndeshje pasi u bashkua nga Fluminense së bashku me vëllanë e tij binjak Fabion.

Tetë vjet pas largimit të tij nga Man United, ai hapi shpirtin në një intervistë për SporTV braziliane dhe theksoi se Carlos Tevez i trajtonte keq futbollistët e rinj, gjë që bëri që ata të mos e pëlqejnë atë.

“Nuk jam fans i Tevezit si lojtar. Gjithmonë kam debatuar me të. Nuk kam qenë asnjëherë fans i tij sepse i nënçmonte futbollistët e rinj, nuk më vjen turp ta them këtë, nuk më pëlqen”.

“Ai u bëri shumë të këqija futbollistëve të rinj, i trajtoi në mënyrë katastrofike. Ne gjithmonë e kemi respektuar, por ai nuk ia ktheu në mënyrën e duhur, kështu që nuk e kemi pëlqyer kurrë”, ka thënë braziliani.

Madje Rafael da Silva mbahet mend për përleshjen me Tevez në vitin 2010 gjatë derbit të qytetit midis Manchester United dhe Manchester City.

Vetëm pak muaj më parë, Tevez u largua nga Old Trafford dhe iu bashkua rivalëve të tyre të qytetit, gjë që Rafael nuk e priti mirë.

“Ai u largua nga Man United për në Man City, ajo përplasje ndodhi dhe unë e godita. Gjyqtari dha një faull. Nuk do të doja të kritikoja askënd, por kur luan për një klub të caktuar dhe kur ke një identitet të caktuar, atëherë nuk shkon te rivali më i madh. Unë nuk do ta bëja këtë, ndoshta sepse e dua shumë Unitedin dhe nuk është kështu në rastin e tij”, tha në fund braziliani. /Telegrafi/

Read Entire Article