“E lidhi me litar dhe…”/ Vrau babain dhe e groposi në oborr, zbardhet dëshmia e vajzës: E qëllova me armë në kasolle

8 months ago 5

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës.

Familja përbëhej nga 5 pjesëtar, 3 fëmijët (2 djem dhe vajza) dhe 50 vjeçari dhe gruaja e tij. Jetonin në fshatin Shënavlash. Një nga djemtë ka bërë denoncim se babai ka humbur dhe policia ka nisur hetimet dhe kontrollet dhe kanë gjetur fillimisht makinën e të ndjerit të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij. Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes dhe ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza 19-vjeçare e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë. Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate. E bija në dëshmi deklaron se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin po në kasolle. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshon se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë. Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article