E marta premton spektakël në Champions League

11 months ago 13
20:53 06/11/2023

Vëmendja te ‘grupi i vdekjes’. Haaland tremb Manchester City para Young Boys

Champions League hyn në një fazë tepër interesante. Mbrëmjen e kësaj të marte do të luhen 8 takimet e raundit të katërt të fazës së grupeve. Vëmendja kryesore do të jetë padyshim tek grupi F. i konsideruar si ai i vdekjes, përballjet e radhës pritet të jenë tepër përcaktuese për skuadrat që do vijojnë më tej. PSG është më e favorizuar kundrejt rivalëve. Francezët sfidojnë në ‘San Siro’ Milanin, të cilët janë në kërkim të 3 pikëshit të parë dhe shpresës për të qëndruar gjatë në Europë. E luftuar pritet të jetë edhe dueli tjetër, mes Dortmund dhe Njukasëll. Për trajnerin e verdhezinjve, Edin Terziç kjo do të jetë ajo përcaktuese për fatin e gjermanëve.

‘Kemi një mundësi të madhe për të marrë pikët dhe fituar. Do të jetë e vështirë, por e dimë se ata janë pak nën presion. Në shtëpi duhet të fitojmë ndeshjet tona gjithmonë nëse duam të shkojmë në fazën me eliminim direkt. Kështu që ndaj Njukasëll do të jetë një ndeshje shumë shumë e rëndësishme për ne.’

Kampionët në fuqi të kompeticionit, Manchester City synon të ruaj trendin e fitoreve ndaj Jong Bojs. Anglezët do hipotekonin kualifikimin në turin tjetër në rast fitoreje, teksa në dyshim mbetet prezenca e Erling Haland.

“Do të luftojmë për tu kualifikuar që ndaj Jong Bojs. Do të thotë shumë për klubin, pasi do të ishim akoma dhe më të qetë në ndeshjet e mbetura. Të kualifikohesh mes 16 skuadrave më të mira të kompeticionit do të thotë një sukses”.

Në përballjet e tjera spikasin Shakhtar Donetsk-Barcelona, Antverp-Porto, Lazio-Fejnord dhe Atletiko Madrid-Celtic.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article