E mori dhuratë për ditëlindje, por ia sekuestruan. ‘Benz’-i luksoz i Miss-it shqiptar do të përdoret nga policia

9 months ago 9

Mes makinave luksoze, të konfiskuara që do t’i shtohen mjeteve të Policisë së Shtetit është dhe ajo e ish-Missit shqiptar, Trejsi Sejdini.

Behët fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që në treg ka vlerën e mbi 100 mijë eurove. Ndonëse automjeti i është nënshtruar procedurave të shitjes, askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë. Ndaj, kjo makinë do t’i kalojë trupës së Policisë Rrugorë.

Kujtojmë se automjeti në fjalë është sekuestruar në shtator të vitit 2019, dhe se nuk ishte në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini, por që përdorej nga ajo. Bukuroshja kishte pohuar më herët se makina ishte dhuratë për ditëlindje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article